Mot i acartë në Britani

Evropë

Mot i acartë në Britani

Më: 1 mars 2018 Në ora: 19:21
Britani

Europa është përfshirë këto ditë nga moti me ngrica. Keq është goditur sidomos Britania, ku stuhitë e borës me origjinën nga Siberia kanë përfshirë vendin. Sipas metereologëve ky është dimri më i ashpër në Britani që nga viti 1991. Qindra makina kanë ngecur rrugëve, shkollat janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar.

Britania, Skocia dhe Irlanda kanë paralajmëruar banorët të mos udhëtojnë dhe të evitojnë daljen jashtë, në kushtet kur ka rënë 93 centimetra borë dhe temperatura ka shkuar minus 10,3 gradë Celsius.

Shatrivanet në Sheshin Trafalgar të Londrës kanë ngrirë pjesërisht.

I ftohti i pazakontë në Britani erdhi për shkak të një uljeje të temperaturave në Arktik, duke dobësuar rrymat e ngrohta të ajrit që shkojnë përmes Atlantikut në Irlandë dhe Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat