Sulmohet me ngjyrë ambasada e Turqisë në Gjermani

Evropë

Sulmohet me ngjyrë ambasada e Turqisë në Gjermani

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 15:19
Ambasada e Turqisë në Gjermani

Simpatizantët e organizatës terroriste PYD/PKK kanë hedhur balona të mbushur me ngjyrë në hyrje të Ambasadës së Republikës së Turqisë në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

“Të dyshuarit fillimisht lëshuan një bombë tymi ndërsa më pas hodhën balona të mbushura me ngjyrë të verdhë, të kuqe dhe të gjelbër ndaj ndërtesës së ambasadës”, tha për AA, zëdhënësi i policisë, Michael Gassen.

Gassen tha se policia është në kërkim të katër të dyshuarve, të cilët menjëherë pas incidentin u larguan përmes një parku të afërt.

Gjermania gjatë javëve të fundit është dëshmitare e protestave radikale në rritje dhe dhunës nga ana e mbështetësve të PYD/PKK-së, pasi grupi terrorist në fjalë nisi një fushatë kundër operacionit turk “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit të Sirisë veriperëndimore.

Disa dhjetëra xhami dhe shoqata të komunitetit turk u vandalizuan nga simpatizantët e grupit terrorist PYD/PKK.

PKK që nga viti 1993 është organizatë e ndaluar në Gjermani, por qëndron aktive me rreth 14 mijë pasues në mesin e popullsisë emigrante kurde të vendit.

PKK dhe dega e saj siriane PYD janë mbështetur edhe nga grupe të tjera majtiste në Gjermani.

Turqia gjatë kohë ka kritikuar partnerin e NATO-s, Gjermaninë, për mosmarrjen e masave serioze kundër PKK-së, e cila përdor vendin si një platformë për ngritjen e fondeve, aktiveteteve të rekrutimit dhe propagandës.

Gjermania ka një komunitet turk prej 3 milionë banorësh, shumica e të cilëve janë shtetas gjermanë, gjyshërit e të cilëve u shpërngulën në Gjermani gjatë viteve të 1960-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat