Vizitori i muzeut vjedh gishtin e statujës 2 mijëvjeçare

Evropë

Vizitori i muzeut vjedh gishtin e statujës 2 mijëvjeçare

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:35
Statuja 2 mijëvjeçare

Vjedhja e gishtit të një luftëtari kinez nga terakota, e cila ishte ekspozuar në Pensilvania, është dënuar ashpër nga publiku kinez.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kërkuan që hajduti të dënohet ashpër.

Njëzet e katërvjeçari Michael Rohan është arrestuar për shkak të vjedhjes në institutin "Franklin" në Filadelfia.  Sipas raportit të FBI-së, Rohan kishte hyrë në ekspozitën e mbyllur, kishte bërë selfi me luftëtarin dhe kishte thyer gishtin e tij, të cilin e ka vendosur në xhep, para se të largohej dhe të takohej me miqtë e tij.

Në ekspozitë, e cila është hapur vitin e kaluar dhe do të qëndrojë e hapur deri më 4 mars, janë paraqitur dhjetë figura të luftëtarëve nga terakota dhe mbi 170 artefakte tjera nga koha e dinastie kineze Chin dhe Han.  Lajmi shkaktoi hidhërim të madh nga përdoruesit e rrjeteve sociale në Kinë, pasi që statuja e dëmtuar ka vlerë të madhe.

Disa nga përdoruesit madje propozuan që hajdutit t’i pritet një gisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat