Të paktën pesë ushtarë turq kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë lënduar nga orteku i borës që kishte rënë mbi ta gjatë një operacioni ushtarak në juglindje të Turqisë.
Orteku kishte rënë në grupin e ushtarëve në provincën Bitlis, në afërsi të qytetit Hizan dhe zyrtarët lokalë njoftuan se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.