Britania e Madhe nuk do të paguajë 40 miliardë euro për dalje nga BE-ja

Evropë

Britania e Madhe nuk do të paguajë 40 miliardë euro për dalje nga BE-ja

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 13:41
Ilustrim

Zyra e kryeministres britanike Theresa May ka demantuar sot spekulimet e mediave për gatishmërinë e Britanisë së Madhe që të paguajë 40 miliardë euro për dalje nga Bashkimi Evropian (BE).

Gazeta britanike “Sunday Telegraph”, duke iu referuar tri burimeve të paemëruara me strategjinë e negociatave të Londrës, shkruan se Britania është e gatshme të paguajë deri në 40 miliardë euro në pajtim me marrëveshjen për Brexit, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat