Konfiskohet sasia e parë me kaptagon në Francë, droga e xhihadistëve

Evropë

Konfiskohet sasia e parë me kaptagon në Francë, droga e xhihadistëve

Më: 30 maj 2017 Në ora: 14:50
Droga e xhihadisteve

Rreth 135 kilogram kaptagon, konsideruar si ”droga e xhihadistëve” u konfiskua në janar dhe shkurt në aeroportin parizien në Roissy, ngarkesa e parë në Francë, njoftoi sot dogana.

“E prezantuar së fundmi si droga e konfliktit sirian për shkak të efekteve shkatërruese që po shkakton në këtë vend, kaptagoni është një stimulant që ndikon në sistemin nervor i krijuar në fund të viteve 50 dhe tashmë mjaft i përhapur në Lindjen e Mesme”, bëri të ditur dogana në një deklaratë. Me bazë amfetaminën, kaptagoni njihet për përdorim nga ana e xhihadistëve autorë të sulmeve terroriste.

Doganierët në Roissy kanë interceptuar ngarkesën e parë me 350.000 tableta me një peshë të përgjithshme rreth 70 kilogram në 4 janar, duke kontrolluar kallëpë industrialë me origjinë nga Libani me destinacion Republikën Çeke.

“Bashkëpunimi me autoritetet gjermane dhe çeke është mjaft i ngushtë në mënyrë të veçantë identifikimin e marrësve në Republikën Çeke”, sqaroi deklarata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat