BE prognozon ngritje të zhvillimit ekonomik në eurozonë

Evropë

BE prognozon ngritje të zhvillimit ekonomik në eurozonë

Më: 11 maj 2017 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Komisioni Evropian ka rritur prognozën e shtimit të eurozonës për këtë vit derisa për vitin 2018 e ka lënë të pandryshuar, pavarësisht paqartësive të larta për shkak të Brexit dhe politikës ekonomike të SHBA-ve.

Në prognozën pranverore KE tash parashikon se rritja në 19 vendet e eurozonës  për këtë vit do të jetë 1,7 për qind, ndërsa për vitin 2018 rritja do të jetë 1,8 për qind, pas rritjes prej 1,8 për qind në vitin 2016.  

Komisioni Evropian në shkurt kishte parashikuar se rritja do të jetë 1,6 për qind për 2017 dhe 1,8 për qind për vitin 2018 për vendet që përdorin valutën e përbashkët.

Në kumtesën e KE-së thuhet se paqartësia rreth perspektivës evropiane mbetet e lartë.

Në mesin e faktorëve të rrezikut Brukseli përmend politikën amerikane të lidhur me çështje politike dhe ekonomike, tensionet gjeopolitike dhe sektorin bankar evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat