Aeroplanët gjermanë nuk do të marrim pjesë në sulmet amerikane në Siri

Evropë

Aeroplanët gjermanë nuk do të marrim pjesë në sulmet amerikane në Siri

Më: 8 prill 2017 Në ora: 19:49
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen

Aeroplanët gjermanë nuk do të asistojnë më asnjë sulm amerikan në Siri, deklaroi sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen.

“Avionët gjermane kanë një rol të përcaktuar qartë në koalicionin kundër terrorizmit, që përkon me grumbullimin e informacioneve për misione kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik”, tha Von Der Leyen për televizionin gjerman SWR dhe shtoi se planet ishin për të luftuar kundër ISIS-it.

“Kjo nuk ka të bëjë aspak me çështjen e armëve kimike”, vazhdoi Von Der Leyen.

Ajo deklaroi gjithashtu se SHBA-të nuk i kanë kërkuar Gjermanisë të premten asnjë asistencë për sulmet me predha kundër bazës ajrore siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat