Këta janë emrat potencial që mund të zëvendësojnë kryeministrin e Serbisë, Vuçiq

Evropë

Këta janë emrat potencial që mund të zëvendësojnë kryeministrin e Serbisë, Vuçiq

Më: 3 prill 2017 Në ora: 08:05
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq ka arritur që të fitojë në zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë.

Ndërsa sipas raportimeve serbe, Qeveria do të formohet në dy muajt e ardhshëm.

SNS, si një kandidat presidencial ka thënë një herë “disa emra”, por nuk ka thënë publikisht se kush do e zëvendësojë kryeministrin serb, raporton b92.

Sipas informatave jozyrtare, kandidati i parë është ministri aktual i Financave Dushan Vujviq, apo emër tjetër i mundshëm është Ministrja e Administratës Shtetërore, Ana Brnabiq.

Përpos emrave të Vujoviq dhe Brnabiq, mundësi tjetër për të qenë në pozitën e kryeministri serb, Vuçiq, ka edhe zyrtarja e lartë e partisë në pushtet dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Nikola Selakoviq, e cila pas zgjedhjeve të kaluara parlamentare ka humbur funksionet në aparatin shtetërorë.

Por pas largimit të Vuçiq nga pozita e kryeministrit, shpesh është deklaruar publikisht si i hapur për këtë pozitë edhe zëvendëskryeministri, Ivica Daçiq i cili kishte deklaruar se do të pranonte qëndrimin nëse ajo do t’i ishte ofruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat