Turqi, nga gjyqësori janë larguar 3.581 anëtarë të FETO-s

Evropë

Turqi, nga gjyqësori janë larguar 3.581 anëtarë të FETO-s

Më: 26 janar 2017 Në ora: 11:58
Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim sot deklaroi se nga institucionet gjyqësore të vendit janë larguar 3,581 anëtarë të organizatës terroriste FETO, si dhe 4,235 anëtarë nga personeli ndihmës.

Yildirim sot ka folur në ceremoninë e prezantimit të "Bazës së të dhënave gjyqësore", e cila u themelua nga Ministria e Drejtësisë së Turqisë dhe do të mbajë të dhëna mbi llojet e krimeve, profilet e të dyshuarve, si dhe ndikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

"Drejtësia është themeli i shtetit, pa drejtësi nuk mund të ketë asgjë. Prandaj, çështja më urgjente e shtetit është që gjyqësorit t'i kthehet reputacioni që i takon", tha ai.

Yildirim në fjalimin e tij para përfaqësuesve të gjyqësorit, ka thënë se suksesi në sistemin e drejtësisë, sa i përket pastrimit nga organizata terroriste FETO, është më i lartë në krahasim me institucionet tjera.

"Kur është fjala për pastrimin e anëtarëve tinëzarë të FETO-s, në gjyqësor jemi shumë më të suksesshëm se sa në institucionet tjera. Kjo nuk është e rastit, sepse ju jeni institucioni me të cilin janë përballur për herë të parë. Pas referendumit të vitit 2010 anëtarët e FETO-s kanë dalë në sipërfaqe. Ata kishin aq vetëbesim se ata mendonin 'Neve askush më nuk mund të na bëjë asgjë ...'Por, sot në mesin tuaj nuk janë 3.581 tradhtarë. Kjo është shumë e rëndësishme. Përveç kësaj, nga sistemi keni larguar 4.235 personel ndihmës", tha Yildirim.

Ai tha se "duke mposhtur një rrezik, nuk ishim të vetëdijshëm se tjetri ishte duke trokitur në derë".

Në lidhje me vendimin e Qeverisë për krijimin e Komisionit për analizimin e gjendjes së jashtëzakonshme, ai theksoi se është hapur rruga për procedurat ligjore me qëllim të ndjekjes të terroristëve, përgjegjës për sulmet kundër rendit kushtetues.

"Jemi ballafaquar me një rrezik të madh, jemi ballafaquar me aktivitete destruktive grumbulluar për vite, por detyra jonë si shtet ligjorë është që t'i parandalojmë këto", ka thënë Yildirim, dhe shtoi se janë duke bërë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të mundësuar që mekanizmat gjyqësore të punojnë pa vështirësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat