Rusia i jep Serbisë gjashtë MIG-29, tanke dhe automjete të blinduara

Evropë

Rusia i jep Serbisë gjashtë MIG-29, tanke dhe automjete të blinduara

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 18:37
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur sot se Rusia do t’i jep Serbisë 6 aeroplanë bombardues MIG-29, 30 tanke T-72 S, 30 automjete të blinduara BRDM 2.

Vuçiq e beri të ditur këtë lajm pas takimit që ka zhvilluar sot me  ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.

Ai bëri të ditur se faza e parë e modernizimit të ushtrisë serbe, do t’u kushtojë nga 180 deri në 230 milionë euro.

Me pranimin e armatimit nga Rusia, ushtria serbe fuqizon kapacitete e saja luftarake, por Vuçiq thotë edhe përkundër kësaj, Serbia do të ruajë neutralitetin.

Rritja e kapaciteteve të ushtrisë së Serbisë, vie në kohën kur janë rritur tej mase tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë, kurse Rusia dëshiron ta ruajë ndikimin e saj në Serbi, me pretendim që këtë ndikim ta rris edhe në shtetet tjera të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat