Delattre kërkon një takim urgjent të Këshillit i Sigurimit për situatën në Alepo

Evropë

Delattre kërkon një takim urgjent të Këshillit i Sigurimit për situatën në Alepo

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 22:11
Ambasadori francez, François Delattre

 Franca kërkoi një takim urgjent nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për situatën humanitare në qytetin sirian të Alepos, theksuan sot diplomatët.

Ky takim do të marrë formën e bisedimeve me dyer të mbyllura dhe do të përqendrohet në evakuimin e mijëra civilëve dhe në ndihmën humanitare që do t’u jepet banorëve të Alepos.

Sipas ambasadorit francez, François Delattre ky takim pritet të zhvillohet nesër me qëllim për të pasur një ide më të mirë për situatën në terren.

Ai përmendi para gazetarëve një iniciativë evropiane për të siguruar vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë të ngarkuar me mbikëqyrjen e situatës në Alepo, ku evakuimet e para kanë filluar.

“Franca, Gjermania dhe partnerë të tjerë evropianë po punojnë ngushtë mbi propozimet që parashikojnë të sigurojnë një evakuim të civilëve në siguri të plotë dhe një akses humanitar në Alepo”, theksoi ai.

Ai e vlerësoi shumë thelbësore vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë nën drejtimin e OKB-së për të mbikëqyrur operacionet e evakuimit.

Franca dhe SHBA-ja kërkojnë gjithashtu një vendosje të vëzhguesve.

Evakuimet e para nga lagjet rebele të Alepos kanë filluar sot, me një autokolonë të përbërë nga ambulanca dhe autobusë me 951 persona në bord, mes të cilëve 200 rebelë dhe 108 të plagosur, sipas një burimi ushtarak në vend.

Në Bruksel, ku po mbahet një samit evropian, presidenti francez, François Hollande ka nënvizuar se ishte urgjente evakuimi i shpejtë i popullsisë civile që nuk mund të durojë më bombardimet dhe masakrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat