Presidenti italian pritet të emërojë kryeministrin e ri

Evropë

Presidenti italian pritet të emërojë kryeministrin e ri

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 20:16
Presidenti italian, Sergio Mattarella

Presidenti italian, Sergio Mattarella njoftoi sot një zgjidhje të krizës politike në Itali, me emërimin e mundshëm në orët e ardhshme të një kryeministri të ri, i ngarkuar mes të tjerash për reformimin e ligjit zgjedhor para zgjedhjeve.

 “Gjatë orëve të ardhshme, do të vlerësoj situatën dhe do të marr iniciativat e nevojshme për zgjidhjen e krizës së qeverisë”, deklaroi Mattarella në përfundim të bisedimeve politike nisur të premten me të gjitha forcat politike.

Presidenti theksoi se ishte thelbësore për të harmonizuar ligjin zgjedhor në fuqi në Dhëmën e Deputetëve dhe Senat para procedimit për zgjedhje legjislative.

“Vendi ka nevojë të menjëhershme për një qeveri në terësinë e funksioneve të tij”, shtoi Mattarella, për shkak të angazhimeve dhe afateve të ardhshme në Itali, por gjithashtu dhe në Evropë dhe në skenën ndërkombëtare, transmeton atsh.

Shumë emra qarkullojnë që prej disa ditësh për të zëvendësuar kryeministrin e dorëhequr, Matteo Renzi. Ministri në ikje i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni është një prej favoritëve, si dhe kolegu i tij i Financave, Pier Carlo Padoan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat