BE thotë se arrestimet e qeverisë turke pas puqit janë të jashtëligjshme

Evropë

BE thotë se arrestimet e qeverisë turke pas puqit janë të jashtëligjshme

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:33
Ilustrim

Ekspertët kanë thënë se metoda e spastrimit të cilën e ka aplikuar qeveria e Turqisë, pa marrë parasysh arsyet, qartazi është e jashtëligjshme

Këshilli Evropian ka thënë sot se arrestimet dhe suspendimi i të punësuarve në institucionet turke nga qeveria e këtij shteti - për shkak përkrahen puçin e korrikut kundër kësaj qeverie -  është thyerje e ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kushtetutës së Turqisë.

Kjo deklaratë është njëra ndër kritikat më të qarta të këtij institucioni drejt Turqisë s i anëtare e tij.

“Veprimet e ndërmarra nga qeveria turke kalojnë atë që parasheh ligji ndërkombëtar dhe kushtetuta e Turqisë”, kanë thënë ekspertët e Këshillit Evropian për arrestimin e 36 mijë njerëzve dhe suspendimit nga puna të 100 mijë të punësuarve në sektorin publik.

Deklarata e plotë nga organizata për të drejtat e njeriut në Evropë, pjesë e së cilës janë 47 shtete, do të publikohet të hënën.

Ekspertët kanë thënë se metoda e spastrimit të cilën e ka aplikuar qeveria e Turqisë, pa marrë parasysh arsyet, qartazi është e jashtëligjshme.

Ky akt i Turqisë i ka tensionuar raportet e Turqisë me Bashkimin Evropian dhe gjithashtu kanë prekur edhe aleancën ushtarake të NATO’s dhe diplomatët jashtë vendit.

Kryekomandanti i forcave të NATO’s ka thënë se ai nuk ka asnjë dyshim se oficerët e ushtrisë në komandimin e tij kanë planifikuar ndonjë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat