Qeveria britanike “humb luftën” për Artikullin 50

Evropë

Qeveria britanike “humb luftën” për Artikullin 50

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 11:33
Kryeministrja britanike, Theresa May

Parlamenti duhet të vendosë përmes votimit nëse Mbretëria e Bashkuar mund të fillojë procesin e largimit nga Bashkimi Evropian, ka vendosur Gjykata e Lartë britanike.

Kjo do të thotë se qeveria nuk mund të hapë vetë Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës, për nisjen e bisedimeve formale me BE-në.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka këmbëngulur se referendumi i 23 qershorit për dalje nga BE-ja dhe fuqia e qeverisë nënkuptojnë se nuk ka nevojë për votën e Parlamentit.

Qeveria pritet të apelojë vendimin e Gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat