Kapen armë në Beograd, sërish përgatitej atentat ndaj Vuçiqit?

Evropë

Kapen armë në Beograd, sërish përgatitej atentat ndaj Vuçiqit?

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 21:31
ilustrim

Si pjesë e hetimeve për armët e gjetura në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, sot janë kapur armë në Beograd.

Armët janë kapur në një makinë "Renault Megan", e vjedhur në Beogradin e Ri në janar të këtij viti, që  gjendjen në një garazh.

Sipas mediave serbe, në veturë ishin “strehuar” një automatik, sasi e madhe e municionit, 400 gram TNT e ndarë në dy kallëp, një detonator dhe një celular për aktivizimin e eksplozivëve nga largësia.

Zyrtarët serbë nuk kanë dal ende me komunikatë, nëse këto armë kishin të bënin me një atentat ndaj kryeministrit serb, por kapja e armëve ka të bëjë me kapjen e armëve pranë shtëpisë së Vuçiqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat