Turqia lëshon urdhër arreste për 73 pilotë

Evropë

Turqia lëshon urdhër arreste për 73 pilotë

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:18
Ilustrim

Turqia ka lëshuar urdhër arreste për 73 pilotë, si pjesë e një hetimi ndaj lëvizjes e cila dyshohet se është përgjegjëse për puçin e dështuar më 15 korrik.

Sipas Anadolu Agency, shefi i Zyrës së Prokurorit Publik në qytetin Konya, i ka lëshuar sot urdhër arrestet për dy kolonelë dhe 71 nënkolonelë nën dyshimin se kanë lidhje me klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen.

Turqia e akuzon Gulenin për orkestrimin e tentim puçit të dhunshëm i cili çoi në vrasjen e 270 njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat