Parlamenti Evropian kërkesë për një mekanizëm për respektimin e të drejtave themelore

Evropë

Parlamenti Evropian kërkesë për një mekanizëm për respektimin e të drejtave themelore

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 07:46
Ilustrim

Eurodeputetët i bënë kërkesë Komisionit Evropian për të caktuar një mekanizëm detyrues të kontrollit të përvitshëm për respektimin e demokracisë dhe të drejtave themelore në shtetet anëtare, një kërkesë e parë me prioritet nga ana e Brukselit.

Duke përdorur të drejtin e nismës legjislative për ta kaluar këtë çështje në një temë me rëndësi politike, Parlamenti Evropian i kërkoi Komisionit për të paraqitur një propozim për ngritjen e këtij mekanizmi përpara shtatorit 2017, në një raport të miratuar me shumicë të theksuar, me 405 vota pro dhe 171 kundër.

Për raportuesen e këtij teksti, deputeten liberale holandeze, Sophia In’t Veld, situata e Polonisë është një çështje mjaft e diskutueshme nga ana e Brukselit në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe demonstron më së mirë dobësinë e një mekanizmi ekzistues tashmë përballë shkeljeve të rënda nga shtetet anëtare të vlerave themelore të Bashkimit Evropian.

Teksti i miratuar rekomandon një vlerësim të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore në lidhje me modelin që ekziston tashmë në sajë të Paktit të Stabilitetit dhe të rritjes për monitorimin e politikave ekonomike të shteteve anëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat