Policia franceze fillon aksionin për mbylljen e kampit në Kale

Evropë

Policia franceze fillon aksionin për mbylljen e kampit në Kale

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 07:40
Kampi i refugjatëve në Kale

(E plotësuar) - Autoritetet në Francë kanë filluar pastrimin e kampit të refugjatëve në qytetin Kale. Më shumë se 1.200 policë kanë filluar të hënën largimin e më shumë se 6500 migrantëve nga kampi i papastër.

Policia po i shoqëron banorët e kampit në një qendër regjistrimi në Kale.

Operacioni që u miratua nga një gjykatë francize javën e kaluar pritet që të zgjas një javë.

Planet për largimin e banorëve të kampit -migrantë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore, që janë vendosur në Kale me shpreson e kalimit në Mbretërinë e Bashkuar – parashikojnë vendosjen e tyre në qendrat e refugjatëve gjithandej Francës u mund të aplikojnë për azil.

Image

Policia franceze bëhet gati për të mbyllur kampin e refugjatëve në Kale

Autoritetet në Francë thonë se po përgatiten që të pastrojnë kampin e migrantëve në qytetin verior të Kale (Calais), të njohur si “xhungla”. Kampi i përkohshëm për një kohë të gjatë ka qenë vija e parë e krizës së refugjatëve në Evropë. Në kamp janë të vendosur rreth 6.500 migrantë nga Afrika,

Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore që gjithashtu janë mbledhur në afërsi të Portit detar të Kales dhe terminalit të tunelit të trenit me shpresën se do të mund të kalojnë përmes Kanalit Evropian në Britani, rreth 40 kilometra larg.

Një Gjykatë franceze javën e kaluar ka miratuar planet për largimin e kampit dhe rreth 1250 policë janë thirrur që të ndihmojnë me operacionin që pritet të përfundojë brenda një jave.

Plani i mbylljes planifikon që banorët e kampit të transportohen në qendrat e refugjatëve gjithandej Francës ku mund të aplikojnë për azil. Por njoftimet për mbylljen kanë provokuar trazira në fundjavë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat