Berlusconi shtrohet sërish në spital

Evropë

Berlusconi shtrohet sërish në spital

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 13:47
Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është shtruar sërish në spital për probleme në zemër. Berlusconi ndodhet në Qendrën Spitalore Presbiteriane të Kolumbias, në Nju-Jork.

Lajmi u bë i ditur pasi kavalieri mungoi në seancën e radhës të procesit “Rubi”. Në dokumentet e paraqitura nga avokatët kërkohet shtyrja e seancës për shkak të problemeve shëndetësore.

Në kërkesë thuhet se Berlusconi është shtruar në spital të premten e javës së shkuar, por nuk saktësohet se sa do të qëndrojë aty.

Sipas dokumentit, shtrimi në spital është bërë për disa analiza dhe verifikime të gjendjes shëndetësore të Berlusconit pas operacionit në zemër që kreu në korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat