Kandidatja e Bullgarisë, të hënën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Evropë

Kandidatja e Bullgarisë, të hënën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 08:41
Kristalina Georgieva

Kandidatja e fundit për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kristalina Georgieva nga Bullgaria, do të paraqitet këtë të hënë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të iu përgjigjur pyetjeve nga Shtetet Anëtare.

Georgieva ka hyrë në garë për zgjedhjen pasuesit të Sekretarit Ban Ki-moon, pasi kryeministri bullgar Bojko Borisov njoftoi të mërkurën se qeveria në vend të ish-kandidates bullgare, Irina Bokova, tani në kandidim është Georgieva, raporton AP.

Raundi tjetër i votimit në OKB, do të mbahet me datën 5 tetor.

Kurse deri tani ishte ish-kryeministri portugez Antonio Gueterres i cili ka udhëhequr me votimin.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat