Dy të vdekur e disa të plagosur nga një zjarr në një spital në Gjermani

Evropë

Dy të vdekur e disa të plagosur nga një zjarr në një spital në Gjermani

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 11:39
Foto nga vendi ngjarjes

Policia gjermane ka bërë të ditur se dy persona kanë vdekur dhe 15 janë plagosur në një zjarr në një spital në Gjermaninë perëndimore.

Siç shkruajnë mediat e huaja, më shumë se 200 zjarrfikës luftuan me flakët në spitalin Bergmannsheil të Bochum-it.

Policia ka thënë përmes një deklarate se duket të ketë filluar në dhomën një pacienti në katin e 6-të, rreth orëve të hershme të mëngjesit.

Spitali Bergmannsheil është ndërtuar në vitin 1888 për trajtimin e punëtorëve të plagosur në minierat e qymyrit të zonës përreth Ruhr.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat