Georgieva hyn në garën për postin e shefit të OKB-së

Evropë

Georgieva hyn në garën për postin e shefit të OKB-së

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:30
Kristalina Georgieva

Komisionerja e Bashkimit Evropian, Kristalina Georgieva hyri dje në garën për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, pasi Bullgaria e emëroi atë si kandidaten e saj të dytë.

Ka pasur spekulime për javë të tëra që Georgieva do të nominohej.

Kandidatja e parë e Bullgarisë, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, u konsiderua si një konkurrente e fortë, por u rendit  e gjashta në raundin e fundit të votimit të fshehtë.

“Ne i dhamë asaj një shans të fundit dhe mendojmë se Georgieva do të ketë kandidaturë më e suksesshme”, tha dje kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

Kritikët e konsiderojnë Bokovën shumë të afërt me Rusinë. Megjithatë ajo tha në Twitter se do të qëndrojë në garë.

“Mirënjohëse për të gjithë ju që më mbështetët dhe plotësisht e angazhuar për të vazhduar garën për #NextSG!”, shkruan ajo.

Georgieva, 63-vjeçe, është në mes anëtarëve më jetëgjatë në detyrë të Komisionit Evropian.

Aktualisht ajo është nënkryetare në mbikëqyrjen e çështjeve që lidhen me buxhetin e Bashkimit Evropian.

Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ajo ishte në krye të ndihmës humanitare dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat