Aktivistja ruse fiton “Nobelin alternativ”

Evropë

Aktivistja ruse fiton “Nobelin alternativ”

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 14:37
Svetlana Gannushkina

Aktivistja ruse për të drejtat e njeriut, Svetlana Gannushkina është shpallur fituese e çmimit suedez, për të drejta të njeriut që shpesh quhet edhe si “Nobeli alternativ”.

Fondacioni për të Drejtën e Jetesës ka njoftuar sot se Gannushkina do të ndajë këtë çmim së bashku me grupin Mbrojtja Civile Siriane, me aktivisten egjiptiane Monz Hassan dhe me gazetën e pavarur turke, Cumhuriyet.

Fituesit do të ndajnë çmimin në vlerë prej 350 mijë dollarë.

Juria ka thënë se të gjithë fituesit e këtij viti kanë mbajtur “të drejtat themelore të njeriut dhe vlerat në kohën e luftës dhe represionit”.

Gannushkina, 74 vjeçare është vlerësuar për punën e saj në promovimin e “të drejtave të njeriut dhe drejtësinë për refugjatët dhe tolerancën në mes të grupeve të ndryshme etnike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat