Prokuroria hedh aktakuzën kundër djalit të Erdoganit

Evropë

Prokuroria hedh aktakuzën kundër djalit të Erdoganit

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 16:59
Bilall Erdogan

Prokuroria italiane ka pushuar ndjekjen ndaj djalit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan që ka qenë i dyshuar për shpërlarje parash, bëhet e ditur nga Prokuroria. Vendimi është dhënë gjashtë muaj pasi që Erdogani është ankuar në një intervistë ndaj drejtësisë italiane se e kanë “maltretuar” djalin e saj Bilallin.

“Italia duhet të merret me mafien dhe jo me djalin tim”, ka thënë atëherë Erdogan duke shtuar se arrestimi i djalit të tij mund të shkaktojë probleme mes marrëdhënieve të  Turqisë me atë vend, transmeton Reuters.

Akuzën ndaj djalit të Erdohanit se ka qenë i përfshirë në shpërlarje parash derisa studionte në Itali e pari e ka ngritur Murat Hakan Uza, anëtari i njërës nga familjeve të pasura turke dhe kundërshtar i Erdoganit që jeton në ekzil në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat