Kaos në Greqi: Nga përmbytjet ka edhe të vdekur

Evropë

Kaos në Greqi: Nga përmbytjet ka edhe të vdekur

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 17:23
Përmbytjet në Greqi

Katër njerëz kanë vdekur derisa një konsiderohet I zhdukur nga vërshimet që kanë goditur disa vende në Greqi.

Në deklaratën e shërbimit të zjarrfikësve thuhet në një bodrum të një shtëpie në qytetin Kalamata është gjetur e vdekur një grua ndërsa në të njëjtin lokacion është gjetur I vdekur një 90 vjeqar, shkruan Asociated Press.

 AP raporton se në Spartë është gjetur trupi i një 73 vjeçari.

 Të gjithë trupat e të vdekurve janë gjetur në territorin e Peloponezit në jug ndërsa në veri të Greqisë është njoftuar për një grua të zhdukur.

 Autoritetet bëjnë të ditur se në gjendje më të rëndë janë vendet rurale ku thellësia e ujit gjatë natës ka mbërritur deri në dy metra, ku janë përmbytur shumë kafshë.  Në Kalamata 80 studentë janë bllokuar në konvikt sepse janë të rrethuar nga uji.

Autoritetet lokale kanë kërkuar nga shteti që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat