Itali - Tërmeti, sot varrimi i shtetit për viktimat e Amatrices

Evropë

Itali - Tërmeti, sot varrimi i shtetit për viktimat e Amatrices

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 08:30
ilustrim

Do të zhvillohen sot në ora 18.00 në qytezën e Amatrices, ceremonia e varrimit të shtetit  e viktimave të shkaktuar nga tërmeti i 24 gushtit.

Do të jenë të pranishëm në këtë ceremoni Kryeminsitri italian Matteo Renzi, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, Kryetari i Dhomës së Senatit Piero Grassi e autoritete të larta të ekzekutivit lokal të këtij territori.

Do të celebrojë meshën e këtij varrimi peshkopi i qytetit të Rietit Imzot Domenico Pompili.

Cerremonia e varrimit shtetëror në Amatrice do të zhvillohet vetëm për 78 viktima të kësaj qyteze, familjarët e 74 viktimave të tjera  kanë kërkuar të marrin trupat e afërmëve të tyre për zhvillimin e një ceremonie në formë private.

Familjarët e dhjetra viktimave të tjera të tërmetit presin ende identifiimin e trupit të të afërmëve të tyre.

Ndërsa familjarët e rreth 30 vitkima të tjera janë në pritje të zhbllokimit të rrugëve për të tërhequr trupat e të dashurve drejt vendit të tyre të origjinës.

Fillmisht qeveria Renzi kishte vendosur që ceremonia shtetërore e varrimit të viktimave të tërmetit në komunën e Amatrices. që është dhe qyteza më e goditur nga ky tërmet, të zhvillohej në qytezën e Rietit. Por pas protestave të familjarëve të viktimave vendi i zhvillimit të kësaj ceremonie u zhvendos në Amatrice.

Familjarët e viktimave kërkuan që të afërmit e tyre të varrosen në Amatrice, në qytezën ku u lindën, jetuan e ku mbetën dhe viktimë e kësaj tragjedie natyrore.”

“Nuk pranojmë absolutisht, kanë deklaruar ata, që ceremonia e lamtumirës së fundit e të dashurve tanë të zhvillohet në një qytet që nuk është i tyre. “

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat