Italia sot mban zi, varros viktimat e tërmetit. Bilanci rritet në 283

Evropë

Italia sot mban zi, varros viktimat e tërmetit. Bilanci rritet në 283

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 08:53
Termeti Itali

Italia sot është në zi kombëtare për viktimat e tërmetit që goditi pjesën qëndrore të saj.

Po sot do të jetë dhe dita e ceremonisë mortore për disa nga viktimat e tërmetit në Arquata del Tronto dhe Pescara del Tronto.

Vetë presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të jetë në këtë ceremoni lamtumire por më parë do të vizitojë Amatricen. Ndërkohë gjatë natës janë dëgjuar sërish lëkundje

Bilanci i të vdekurve nga tërmeti i 24 gushtit 2016 rritet gradualisht. Deri tani janë nxjerrë nga rrënojat trupat e pajetë të 283 personave. Dy trupa të tjerë të pajetë janë gjetur nën rrënojat e hotel Roma në Amatrice duke e quar në 223 bilancin e viktimave në këtë qytezë të vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat