PKK-ja rinis një fushatë të dhunshme pas grusht shtetit, 12 të vdekur

Evropë

PKK-ja rinis një fushatë të dhunshme pas grusht shtetit, 12 të vdekur

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 16:22
Ilustrim

Një situatë relativisht e qetë mbizotëronte në Turqi rreth dy javë nga grushti i dështuar i shtetit, ndërsa forcat guerile kurde nisën një fushatë të mëtejshme me sulme tragjike që për herë të parë po përfshijnë rajone ku popullsia nuk zotëron një shumicë të theksuar kurde.

Brenda pak orësh u shënuan tre sulme që mbajnë autorësinë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ku u regjistruan të paktën 12 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur në lindje dhe në juglindje të vendit.

 Në fillim të muajit gusht, komandanti i PKK-së, Cemil Bayik kishte kërcënuar se do të intensifikoheshin sulmet kundër policisë në të gjitha qytetet e Turqisë duke mos pasur si objektiv kryesor vetëm pjesën juglindje me shumicë kurde, arenë e përhershme e akteve makabre të dhunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat