Rutte paralajmëron aleatët: Vonesat në ndihmën për Ukrainën kushtojnë jetë

Evropë

Rutte paralajmëron aleatët: Vonesat në ndihmën për Ukrainën kushtojnë jetë

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 20:15
Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka bërë thirrje aleatëve të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke paralajmëruar se vonesat në dërgimin e ndihmës po kushtojnë jetë njerëzish.

Në një takim virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, Rutte tha se aleatët duhet të vazhdojnë ta ndihmojnë Kievin të përballet me sulmet ruse.

“Vonesat thjesht kushtojnë jetë njerëzore”, deklaroi Rutte, duke theksuar se numri i civilëve të vrarë në sulmet ruse është në nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2022.

Sipas tij, vendet aleate kanë premtuar 70 miliardë euro mbështetje për Ukrainën në Samitin e Ankarasë, por do të nevojiten edhe ndihma të tjera dypalëshe.

“Kombet duhet të gërmojnë më thellë. Unë besoj se nuk kemi zgjidhje tjetër”, u shpreh shefi i NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat