Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

Evropë

Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Nën koordinimin e Qendrës së Unifikuar të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (EKSED), një operacion për shpëtimin e 57 të huajve në bordin e një gomone u krye në agim.

Operacioni i shpëtimit ndodhi në zonën detare 11 milje detare në jugperëndim të Ierapetrës.

Emigrantët u transportuan nga një anije shpëtimi e Rojës Bregdetare –

Rojës Bregdetare Helenike dhe u dërguan në portin e Ierapetrës, ku pritet t’u ofrohet kujdes mjekësor dhe mbështetja e nevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat