Ukraina sulmon Rusinë me gati 200 dronë

Evropë

Ukraina sulmon Rusinë me gati 200 dronë

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 09:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukraina ka lëshuar 193 dronë në Rusi gjatë natës, përfshirë Moskën.

Nuk pati raportime për dëme të mëdha, por Rusia rrallë zbulon pasojat.

Dy nga katër aeroportet e Moskës, aeroporti Domodedovo dhe aeroporti më i vogël Zhukovsky, u mbyllën për një kohë të shkurtër.

Kievi ka thënë më parë se sulmet e tij kanë për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës kyçe për kryerjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, siç janë aftësitë e saj prodhuese të naftës.

Sipas autoriteteve ukrainase, këto veprime janë pjesë e një strategjie të re për të “dobësuar makinerinë luftarake të Kremlinit” dhe për t’i treguar Moskës se lufta nuk është më e kufizuar brenda kufijve të Ukrainës.

Sulmet ndodhin në një kohë kur lufta ka hyrë në vitin e saj të tretë, me frontet e betejës që mbeten të ashpra. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat