U lirua gabimisht nga burgu, arrestohet në Londër emigranti

Evropë

U lirua gabimisht nga burgu, arrestohet në Londër emigranti

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 18:18
Hadush Kebatu u kap në zonën e Finsbury Park

Një emigrant, i cili ishte liruar gabimisht nga burgu, është arrestuar nga policia metropolitane në veri të Londrës pas një ndjekjeje në orët e paradites së së dielës.

Hadush Kebatu u kap në zonën e Finsbury Park rreth orës 08:30 GMT, dy ditë pasi ishte liruar gabimisht nga autoritetet e burgut të Chelmsford.

Kebatu ishte dënuar muajin e kaluar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në Epping, ndërsa jetonte në një hotel. Ai duhej të deportohej menjëherë pas dënimit, por u lirua për shkak të një gabimi administrativ nga stafi i burgut.

Sekretari i Drejtësisë, David Lammy, deklaroi se Kebatu do të deportohet “brenda kësaj jave”. Ndërkohë, kryeministri britanik Sir Keir Starmer konfirmoi se është në zhvillim një hetim për mënyrën se si ndodhi lirimi i gabuar, duke theksuar: “Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë përsëri.”

Policia Metropolitane njoftoi se Kebatu u arrestua me dyshimin se ishte në arrati të paligjshme dhe është dërguar në një burg në Londër, ndërsa hetimet vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat