E hodhën në erë me bombë artizanale, zbardhen pamjet! Dëmet nga shpërthim në Ministrinë e Punës në Athinë

Evropë

E hodhën në erë me bombë artizanale, zbardhen pamjet! Dëmet nga shpërthim në Ministrinë e Punës në Athinë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 07:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbardhen pamjet nga shpërthimi me bombë artizanale në Ministrinë e Punës në Athinë.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe raporton se një telefonatë anonime e kryer rreth orës 00.49 pas mesnate në një televizion dhe një gazetë të Athinës paralajmëroi hedhjen në erë me një mekanizëm shpërthyes të Ministrisë së Punës në kryeqendrën greke.

Personi i panjohur tha se telefononte në emër të organizatës revolucionare “Vetëmbrojtja e klasës revolucionare”. Policia është vendosur menjëherë në lëvizje, duke bërë rrethimin e zonës dhe ndalimin e qarkullimit në rrugën “Stadhiu” të kryeqytetit helen.

Image
Pamje nga vendngjarja

Ndërkohë nga shpërthimi i ndodhur në orën 01.29, sipas orës lokale, ka lënë të dëmtuar kangjellën e rrethimit dhe janë thyer disa xhama në perimetrin e ndërtesës, por pa dëme serioze për këtë institucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat