Aleksandar Vuçiq e merr pranë vetes kriminelin e luftës Sheshel, bëjnë koalicion për zgjedhjet në Beograd

Evropë

Aleksandar Vuçiq e merr pranë vetes kriminelin e luftës Sheshel, bëjnë koalicion për zgjedhjet në Beograd

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 09:42
Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS) dhe krimineli i luftës Vojislav Sheshel

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS) dhe krimineli i luftës Vojislav Sheshel tha se SRS do të konkurrojë me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në Beograd dhe zgjedhjet lokale në qytete dhe komuna në Serbi.

“Kam pasur bisedime me Aleksandar Vuçiqin, Ana Brnabiqin dhe Darko Glishiqin dhe jemi marrë vesh që SRS të shkojë në koalicion me SNS-në në zgjedhjet e Beogradit dhe në zgjedhjet komunale dhe të qytetit në brendësi të Serbisë. Përfaqësuesit tanë do të përfaqësohen në listat e kandidatëve dhe ne do të marrim pjesë pas zgjedhjeve në pushtetin ekzekutiv”, tha Sheshel në TV Happy.

Ai ka treguar se Partia Radikale Serbe do të garojë e pavarur në zgjedhjet republikane dhe krahinore dhe në ato lokale me progresistët, sepse në atë nivel, siç tha ai, programet e tyre përkojnë.

“Dallimet tona ekzistojnë në nivel republikan dhe atje do të kemi lista të ndara dhe do të shkojmë ndaras në zgjedhje. Por nëse është i nevojshëm një koalicion më i gjerë në nivel republikë, nëse progresistët nuk mund të formojnë qeverinë vetë ose nuk munden së bashku me socialistët, atëherë ne jemi gati të hyjmë në qeveri vetëm me ta. Sigurisht që nuk do ta bëjmë kurrë me opozitën properëndimore”, tha Sheshel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat