Holanda do ta ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla

Evropë

Holanda do ta ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Pajisjet duke përfshirë telefonat celularë do të ndalohen për përdorim në klasa, kjo për t’i ndaluar ata që të pengojnë në mësim, ka njoftuar qeveria holandeze.

Nisma po prezantohet në bashkëpunim me shkollat dhe do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

Do të ketë disa përjashtime, duke përfshirë studentët me nevoja mjekësore ose me aftësi të kufizuara, dhe për klasat e fokusuara në aftësitë dixhitale.

Ndalimi nuk është ligjërisht i zbatueshëm, por mund të bëhet i tillë në të ardhmen.

“Edhe pse telefonat celularë janë pothuajse të ndërthurur me jetën tonë, ata nuk i përkasin klasës”, tha ministri i Arsimit, Robbert Dijkgraaf.

“Studentët duhet të jenë në gjendje të përqendrohen atje dhe t’u jepet çdo mundësi për të mësuar mirë. Ne e dimë nga kërkimet shkencore se telefonat celularë e prishin këtë.”

Studime të ndryshme kanë zbuluar se kufizimi i kohës para ekranit të fëmijëve lidhet me përmirësimin e njohjes dhe përqendrimit.

Teknologji të tjera, duke përfshirë tabletët dhe orët inteligjente, përfshihen gjithashtu në ndalimin holandez, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat