Gazetari zviceran qëllohet nga forcat ruse

Evropë

Gazetari zviceran qëllohet nga forcat ruse

Më: 7 mars 2022 Në ora: 13:23
Vetura e gazetarit Guillaume Briquet

Një gazetar zviceran, i cili po raportonte për luftën në Ukrainë është qëlluar nga forcat ruse, shkruan skynews

Gazetari Guillaume Briquet ndodhet në spital.

Trupat rusë qëlluan makinën e tij, dhe më pas i konfiskuan pasaportën, paratë dhe laptopin, sipas agjencisë së lajmeve Hromadske, me bazë në Ukrainë.

Ai është gazetari i fundit që është vënë në shënjestër nga forcat ruse, pasi një ekip i Sky News u qëllua në afërsi të Kievit javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat