Demonstrata të mëdha të katalonjasve për pavarësi

Evropë

Demonstrata të mëdha të katalonjasve për pavarësi

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 09:36
Pamje nga demonstratat

Pak para bisedimeve të reja mbi të ardhmen e Katalonjës, shumë katalonjas kanë demonstruar për pavarësinë. Bisedimet vazhdojnë këtë javë, por tendosjet janë shumë të mëdha.    

Demonstrata në Barcelonë u mbajt nën moton: "Ne do të angazhohemi për pavarësi dhe do të fitojmë". Protesta u mbajt si çdo vit tjetër në festën kombëtare Diada në Katalonjë. Në marshimin nëpër qytetin e dytë më të madh të Spanjës, Barcelonë, morën pjesë sipas organizatorëve rreth 400.000 njerëz. Ndërsa policia fliste për pjesëmarrjen e rreth 108.000 personave. Sidoqoftë, në protesta morën pjesë më pak njerëz se në kohën e pikës kulmore të lëvizjes për pavarësi në vitin 2014, kur në Barcelonë, në demonstratat me rastin e festës Diada dolën në rrugë1,8 milionë njerëz.

Marrëdhënia midis rajonit të fuqishëmekonomik dhe industrial të Katalonjës dhe qeverisë qendrore në Madrid është jashtëzakonisht e tendosur.  Më 1 tetor 2017, separatistët organizuan një referendum për pavarësi. Si pasojë, Spanja u zhyt në një krizë të thellë politike. Qeveria qendrore konservatore në Madrid e ka larguar nga pushteti qeverinë rajonale në Katalonjë dhe ka nxjerrë para gjykatave liderët e lëvizjes së atëhershme për pavarësi. Shefi i administratës së atëhershme rajonale, Carles Puigdemont si dhe disa ministra në kabinetin e tij kanë ikur jashtë vendit.Nëntë personaqë angazhoheshin për pavarësi janë dënuar me burg me një kohëzgjatje prej nëntë deri në 13 vjet.

Image

Bisedimet midis qeverisë në Madrid dhe qeverisë separatiste rajonale do të rifillojnë zyrtarisht këtë javë. Kryeministri socialist, Pedro Sánchez i fali të dënuarit në qershor. Të shtunën, kreu i qeverisë shkruate në Twitter se ai donte të avanconte "atë që na bashkon" në dialogun e ardhshëm me qeverinë rajonale katalonjase dhe synon të arrijë rezultate pozitive për Katalonjën.

Dy kërkesa ta katalonjasve

Separatistët kanë dy kërkesa kryesore: faljen e të gjithë protagonistëve të lëvizjes për pavarësi dhe një referendum të ri për pavarësinë, i cili këtë herë do të bëhej me miratimin e qeverisë qendrore. Qeveria në Madrid deri tani ka refuzuar rreptësisht të dy kërkesat.

Image

Kohët e fundit, tensionet janë shtuar nga fakti se qeveria spanjolle ka pezulluar planet për zgjerimin e aeroportit të Barcelonës. Masa u justifikua me një "mungesë besimi" në qeverinë rajonale katalanjase./DW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat