Gurë nga qielli! Ky shtet evropian goditet nga stuhitë e breshërit

Evropë

Gurë nga qielli! Ky shtet evropian goditet nga stuhitë e breshërit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:38
Itali

Gurë nga qielli! Kështu mund të përshkruhen stuhitë e breshërit që goditën gjatë natës Veriun e Italisë.

Kokrrat e breshërit në shumë raste kishin madhësinë e një veze. Rënia e furishme e tyre theu xhamat e shumë automjeteve në Milano, e qytete të tjera veriore.

Stuhitë ishin aq të rrëmbyera sa shkulën me rrënjë pemë e çati ndërtesash që ranë mbi automjete të parkuara, si në rastin e qytezës Lurano pranë Bergamos.

Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje edhe në Verona, ku shumë rrugë u bllokuan.

Megjithatë, nga kjo lajthitje e motit nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Vala e motit të keq pritet të zëvendësojë të nxehtin afrikan edhe në pjesën tjetër të Italisë dhe po drejtohet për në jug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat