​Prencce: Prodhim i përbashkët Kosovë–Shqipëri për tregun evropian

Ekonomi

​Prencce: Prodhim i përbashkët Kosovë–Shqipëri për tregun evropian

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 12:14
Edvin Prencce

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve PROEKSPORT ALBANIA (PEA), Edvin Prencce, ka vlerësuar se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të mbështetet më shumë nga institucionet publike, në mënyrë që bizneset private të kenë më shumë mundësi për zhvillim dhe zgjerim në tregjet evropiane.

Në kuadër të Samitit të Ballkanit, Prencce tha se, ndonëse bizneset private kanë interes dhe vullnet për bashkëpunim, mungesa e mbështetjes institucionale ua vështirëson këtë proces.

Prencce: Biznesi privat ka shumë nevojë dhe dëshirë të ketë një bashkëpunim

“Samiti i Ballkanit është shumë i rëndësishëm, për fat të keq nuk ka një interes mes institucioneve publike, të cilët duhet të jenë partnerë në mbështetje të bizneseve private. Biznesi privat ka shumë nevojë dhe dëshirë të ketë një bashkëpunim, pot ne rast se ky bashkëpunim nuk fillon nga institucionet publike të shqipërisë dhe kisovës, për privatin eshyë akoma me veshtirë. Është një indicie për të udhëhequr dhe për te vazhduar ne shtete të tjera. Të gjithe shqipfolesit të kenë mundesinë që të bashkëpunojnë”, tha ai.

Prencce theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë më i ngushtë, veçanërisht në sektorin e prodhimtarisë, duke vlerësuar se të dyja vendet kanë potencial për të krijuar produkte të përbashkëta dhe për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Evropa po i kushton gjithnjë e më shumë rëndësi bashkëpunimit ndërmjet shteteve, prandaj Kosova dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojnë afërsinë dhe mundësitë e përbashkëta ekonomike.

Prencce: Evropa sheh me shumë kujdes, bashkëpunimin e shteteve

“Evropa sheh me shumë kujdes, bashkëpunimin e shteteve. Manifaktura si në Kosovë dhe Shqipëri, që nuk do i quaja dy shtete por një. Kufiri nuk duhet të ekzistoje, dogana nuk duhet të jete egzistente. Evropa duhet të filloj nga këto dy vende dhe ti tregojmë se ne jemi gati me prodhime tona, por dhe me nashkëpunimin.. dyhet të jetë më i mire, porti jonë me Italinë është edhe i Kosovës. Të bëjmë produkte me cilësorë, me nevoja te BE. Duhet të jetë një produkt i përbashkët jo Made in Albania apo Kosova, por Made in Shqipëria”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat