Prodhimi industrial në Turqi shënon rritje prej 6,4 për qind - Bota Sot
Prodhimi industrial në Turqi shënon rritje prej 6,4 për qind

Ekonomi

E premte, 17 gusht 2018

Prodhimi industrial në Turqi shënon rritje prej 6,4 për qind

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 17:39

Prodhimi industrial gjatë muajit maj u rrit 6,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të enjten rezultatet e indeksit të prodhimit industrial për muajin maj.

Sipas kësaj prodhimi industrial për muajin maj, që pritej të rritej 5,2 për qind, në bazë vjetore u rrit me 6,4 për qind.

Indeksi i sektorit të mineraleve dhe guroreve, në krahasim me vitin e mëparshëm u rrit me 12 për qind kurse sektori i industrisë së prodhimit u rrit 6,5 për qind.   

Kurse rritja e indeksit të sektorit të elektricitetit, gazit natyror, avullit, klimatizimit dhe shpërndarjes u rrit 1,9 për qind.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank bëri një deklaratë në lidhje me temën.

“Prodhimi industrial gjatë muajit maj ka kaluar pritshmëritë dhe ka vazhduar rritjen e lartë” u shpreh ministri Varank.

“Të dhënat tregojnë se edhe në çerekun e dytë të vitit ekonomia është rritur nën pararojën e prodhimit industrial. Eliminimi i paqartësive me zgjedhjet e 24 qershorit, në një kohë të shkurtër, do të hapë rrugën për rritjen me shpejtësi të investimeve” u shpreh Varank.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test