​Dyfishimi i kapaciteteve të energjisë synohet me ankandin e erës

Ekonomi

​Dyfishimi i kapaciteteve të energjisë synohet me ankandin e erës

Më: 22 mars 2024 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës, në të cilën priten të dyfishohen kapacitetet e energjisë në Kosovë. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ky projekt shërben në krijimin e një sektori më të sigurte të energjisë më rast të sfidave që mund të hasen në këtë drejtim. Derisa këtë vit e ka vlerësuar “si fantastik në aspektin e energjisë”.

Rizvanolli ka theksuar se me këtë projekt është paraparë të përfshihet edhe sektori publiko-privat, për çfarë tha se kjo në këtë mënyrë do të sigurohen që jo e tërë kostoja e ndërtimit të kapaciteteve dhe e tranzicionit energjetik, reflektohet në tarifa të konsumatorëve fundor në afat të mesëm.

Ajo po ashtu ka thënë se presin nga Kuvendi që në seancën e radhës të rregullt, të miratojë ligjin e parë të Kosovës për burime të ripërtritshme të energjisë.

Rizavnolli: Ndërtimi i kapaciteteve të erës është shumë kompleks, ky projekt do të ndihmojë në këtë drejtim

"Po nënshkruajmë marrëveshjen për me Korporatën ndërkombëtare Financiare IFC për zhvillimin e ankandit të radhës të Republikës së Kosovës, ankandin tonë të parë të erës....Të gjitha këto janë hapa të rëndësishëm drejt realizimit të vizonit tonë si qeveri, dhe tanimë si shtet duke qenë se këtë e kemi të etabluar në strategjinë tonë të energjisë, që është krijimi i një sektori të energjisë që ofron siguri të furnizimit, është më i pastër dhe i qëndrueshëm, mbështetet në burime vendore për pavarësi energjetike... Ndërtimi i kapaciteteve të erës është shumë kompleks, andaj me përfundimin me sukses të këtij procesi, ne si shtet dëshmojmë përfundimisht që tranzicionin energjetik e kemi të arritshëm dhe për më tepër që jemi një partner serioz për zhvillueseve e projekteve, e investitorët që do të vinë të investojnë këtu. Kemi paraparë në këtë projekt, një komponent të partneritetit publiko-privat që është për herë të parë në projekte të tilla në rajon. Kjo na mundëson që të sigurohemi që si shtet kontribuojmë me investim në projekt dhe në këtë mënyrë sigurohemi që jo e tërë kostoja e ndërtimit të kapaciteteve dhe e tranzicionit energjetik reflektohet në tarifa të konsumatorëve fundor në afat të mesëm. Kjo është edhe një mënyrë e jonë për t'u siguruar që në rast të krizave që mund t'i përjetojmë më vonë në sektorin e energjisë, të kemi edhe një sasi të energjisë të prodhuar në pronësi publike, në mënyrë që të kemi më lehtë ndërhyrjen në treg në rast të krizave për të mbrojtur konsumatorët nga luhatjet e mëdha të tregut. Kriza e fundit na ka treguar se duhet të jemi të përgatitur për më të keqen edhe kur jemi në momentet më të mira”, tha Rizvanolli.

Në anën tjetër, edhe menaxheri Regjional, IFC, Nicolas Marquier deklaroi se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Marquier: Me këtë ankand do të dyfishojmë kapacitetet e energjisë në Kosovë

"Ne tani jemi duke lëvizur përpara me një ankand të ri, që ka të bëjë me ankandin e parë të erës në Kosovë, që të dyfishojmë kapacitetet e energjisë në Kosovë, që do të përfshijë rreth 8 për qind të kërkesës së energjisë në Kosovë. IFC dhe sektori privat dhe Bankës Botërore, ne jemi një institucion më i madh në botë sa i përket financimit e sidomos për sektorin privat për t’u afruar ata në këto tregje të rëndësishme”, tha Marquier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat