Sa para i shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre? - Bota Sot
Sa para i shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre?

Ekonomi

E enjte, 19 korrik 2018

Sa para i shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre?

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Efektet shëndetësore të pirjes së duhanit janë të tmerrshme: përafërsisht një në tri vdekje nga kanceri janë si pasojë e pirjes së duhanit. Veç kësaj, pirja e duhanit i rrit rreziqet e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru etj.

Por, nëse pasojat që duhani i shkakton në trupin tuaj nuk mjaftojnë që të hiqni dorë, ndoshta efektet që duhani i shkakton në kuletën tuaj mund t’jua ndryshojnë mendjen.

“WallhetHub”, ueb-sajt i financave personale, ka kryer një analizë përmes së cilës tregon se duhani shkakton rreth 1.5 milionë dollarë humbje në buxhetin personal – gjatë tërë jetës.

Vlen të ceket se kjo është shuma mesatare, pasi që kostoja e një pakoje me duhan dallon nga shteti në shtet, ku duhanpirësit e Nju Jorkut harxhojnë mbi 2.3 milionë dollarë përgjatë jetës së tyre, krahasuar me duhanpirësit e Kentuckyt që harxhojnë 1.3 milionë dollarë.

Analistët kishin matur edhe faktorë tjerë, siç janë shpenzimet e sëmundjeve të ndërlidhura me pirjen e duhanit etj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test