OAK: Problemet në sektorin medial janë shumë shqetësuese - Bota Sot
OAK: Problemet në sektorin medial janë shumë shqetësuese

Ekonomi

E diel, 19 gusht 2018

OAK: Problemet në sektorin medial janë shumë shqetësuese

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 15:27
OAK

Mediat në Kosovë janë duke u ballafaquar me shumë sfida të cilat janë duke e penguar në masë të madhe zhvillimin e saj dhe të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

Kështu  u tha në një takim që Oda e Afarizmit të Kosovës pati me disa pronarë, drejtorë dhe përfaqësues të mediave.

Ndër problemet e mëdha që janë identifikuar nga OAK janë:

1.      Mosfunksionimi i ligjit mbi të drejtat autoriale;

2.      Ligji mbi sponzorizimin ku anashkalohen mediat;

3.      TVSH-ja për media jo funksionale, sepse mediat lirohen nga TVSH në shitje por jo  edhe në blerje;

4.      Mosidentifikimi i IP-ve për Kosovën;

5.      Mungesa e Domainit;

6.      Problemet me funksionimin  të lirimit të mediave nga importi e tjera.

Ky takim i parë i OAK-së me këtë sektor u vlerësua shumë nga të pranishmit, si dhe u theksua që këto janë vetëm disa nga problemet e identifikuara në klimën mediale të të bërit biznes.

“Të gjithë përfaqësuesit e pranishëm në këtë takim dhe mediat e tjera që nuk patën mundësi të jenë të pranishëm u shprehën të gatshëm që të punojnë së bashku që të ndërmarrin hapat e duhur në mënyrë që të përmirësojnë klimën e të bërit biznes dhe të krijojnë lehtësira për këtë sektor”, thuhet në një komunikatë të Odës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test