Diskutojnë për sfidat në fushën e ekonomisë - Bota Sot
Diskutojnë për sfidat në fushën e ekonomisë

Ekonomi

E diel, 24 qershor 2018

Diskutojnë për sfidat në fushën e ekonomisë

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 15:19
Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert

Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, me të cilin bisedoi për progresin dhe sfidat e vendit tonë në fushën e financave dhe ekonomisë.

Me këtë rast, ministri Hamza falënderoi ambasadorin Chabert për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë Kosovës përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.

Gjatë takimit ministri Hamza e njoftoi ambasadorin për procesin e të hyrave buxhetore, masat e reja fiskale, sfidat në fushën e ekonomisë, përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend dhe përkushtimin e Ministrisë së Financave në luftimin e informalitetit.

Ndërsa, ambasadori Chabert shprehu mbështetjen e tij të plotë për përpjekjet e bëra për rritjen e të hyrave buxhetore prej 10 % krahasuar me vitin e kaluar dhe për t’u përmbajtur nga shpenzimet e reja që ndikojnë në stabilitetin buxhetor dhe në ndëshkimin e investimeve produktive për të cilat vendi ka nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test