Numri i madh i skemave pensionale po e ngarkon sistemin pensional - Bota Sot
Numri i madh i skemave pensionale po e ngarkon sistemin pensional

Ekonomi

E shtunë, 18 gusht 2018

Numri i madh i skemave pensionale po e ngarkon sistemin pensional

Më: 22 maj 2018 Në ora: 06:52
Ilustrim

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) sot organizon tryezën ”Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë".

Në këtë tryezë do të publikohet edhe punimi “Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”. 

INDEP konsideron se numri i madh i skemave pensionale si dhe presionet që vijnë nga grupet e ndryshme të interesit për futjen e skemave të reja pensionale, në vazhdimësi po e ngarkojnë sistemin e tanishëm pensional. 

Deri më tani sipas INDEP në mungesë të një reforme të mirëfilltë të sistemit të tanishëm pensional, po bëhet gjithnjë e më e vështirë futja dhe implementimi i skemave të reja si nga ana logjistike ashtu edhe nga ana financiare. 

Përderisa gati se i tërë fokusi i kërkesave për skema të reja pensionale ka të bëjë me të kaluaren para vitit 1999; ky punim argumenton se futja në agjendë nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e përgatitjes së koncept dokumentit për reformë të sistemit pensional është hap i duhur dhe përgjigja më e mirë ndaj këtyre sfidave.     

Treyza do të mbledhë deputetë, zyrtarë të partive politike, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësues të shoqatave të pensionistëve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akterë tjerë të rëndësishëm, të cilët do të diskutojnë rreth kësaj teme shumë të rëndësishme për secilin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test