Panama dhe Kosova të avancojnë bashkëpunimin ekonomik

Ekonomi

Panama dhe Kosova të avancojnë bashkëpunimin ekonomik

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 09:58
Pamje nga takimi

Oden Ekonomike të Kosovës e vizitoi Ambasadorja e Panamasë, Paulina Franceschi, e cila dje u prit edhe nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me ç’rast ajo i dorëzoi letrat kredenciale.

Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Panamasë janë të shumta, e duke u bazuar në raportet e mira politike duhet avansuar edhe ato ekonomike.

Sipas një komunikate të OEK-ut, bazuar në faktin që komuniteti i biznesit vendor ka avansuar në ndërkombëtarizimin e bizneseve të tyre, Panama mund të shfrytëzohet për çështje logjistike dhe transport e në veçanti në IT dhe telekomunikim.

“Po ashtu, Ambasadore Franceschi dhe kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Gerxhaliu u pajtuan që të intensifikohet këmbimi i informacioneve ekonomike, të organizohen misione tregtare, vizita të panaireve në mënyrë bilaterale por edhe më gjerë, prezantimi i mundësive për investime në të dyja shtetet dhe mbi të gjitha angazhim në transferin e ekspertizës shkencore në fusha të ndryshme. Dua të besojmë se këto aktivitete të përbashkëta në mes të dy shteteve mike përveç benefiteve ekonomike, politike dhe strategjike do të ndikojnë edhe në përmirësimin e imazhit në mënyrë reciproke për të dyja vendet, si dhe në forcimin e partneritetit me shtetet e Amerikës Latine duke i njohur si një fuqi strategjike me rëndësi multidimensionale”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat