FAO: Janë ulur çmimet e ushqimit në botë

Ekonomi

FAO: Janë ulur çmimet e ushqimit në botë

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Çmimet e ushqimit në botë janë zvogëluar në tetor krahasuar me muajin paraprak, pasi të gjitha produktet ushqimore ishin më të lira, përveç drithërave.

Indeksi i çmimeve të Organizatës për Ushqimi dhe Bujqësi (FAO), e cila mat ndryshimet mujore në çmimin e shportës së produkteve (drithërat, vajra bimore, produktet e qumështit, mishin dhe sheqerin), muajin e kaluar arrinte 176.4 pikë, që është për 3 për qind më pak në krahasim me muajin shtator.

Tregu i drithërave, në vitin 2017/2018, duhet të mbetet i njëjtë ndërsa prodhimi global duhet ta tejkalojë rendimentin rekordit të korrjes nga rekordi i vitit të kaluar, duke arritur në 2.61 miliardë ton, kumtoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësi (FAO).

Çmimet e ushqimeve edhe më tej janë 2.5 për qind më të larta se në tetor të vitit të kaluar, por ato janë për 27 për qind më të ulëta se niveli rekordi në shkurt të vitit 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat