Si mendon Ramiz Kelmendi ta punësojë krejt Kosovën?

Ekonomi

Si mendon Ramiz Kelmendi ta punësojë krejt Kosovën?

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 22:52
Ramiz Kelmendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për deklaratën që ai ka bërë për punësimin e një milionë njerëzve në Kosovë, brenda gjashtë vjetëve.

Kelmendi, që në rrjetin e kompanisë së tij ka rreth tre mijë të punësuar në Kosovë, e që kohë më parë pati premtuar punësim të gjashtë milionë njerëzve, ka thënë se kjo është shifra e atyre që duan të punojnë, ndërsa mbi 400 mijë e atyre që nuk janë të punësuar.

Ai ka thënë se vetëm me investime në bujqësi mund të arrihet nivel shumë i lartë i të punësuarve, dhe se qytetarët e Kosovës duhet drejtuar dhe duhet nxitur që më pas të punojnë.

Sipas biznesmenit, qytetarët duhet të kenë dikë si shembull për të investuar, dhe ai e bën këtë në shumë sfera të tregtisë, industrisë dhe ekonomisë në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat