Inovacion në mënyrën e pagesave me kartelat e bankës ProCredit

Ekonomi

Inovacion në mënyrën e pagesave me kartelat e bankës ProCredit

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 15:37
Ilustrim

 Banka ProCredit ka lansuar mundësinë e “Pagesave Super të Shpejta” që realizohen pa e futur kartelën në pikat e shitjes (POS) dhe pa e shtypur PIN-in.

Këto pagesa mundësohen përmes kartelave të reja të debitit MasterCard apo kartelave ngjitëse për të cilat klientët duhet aplikuar paraprakisht.

Me këto kartela klientët mund të realizojnë pagesa vetëm duke e afruar kartelën apo kartelën ngjitëse në pikat e shitjes (POS) dhe pagesa konsiderohet e përfunduar. Këto blerje mund të bëhen tek të gjithë partnerët e bankës që janë të pajisur me shenjën “Pagesa super të shpejta”.

Ky lloj i pagesave dedikohet për blerjet e klientëve në shuma të vogla; klientëve ju lejohet mundësia për një blerje deri në shumën 15 Euro, apo maksimum 4 blerje brenda 24 orëve.

Si mund të pajisen klientët e bankës me këtë shërbim?

·         Kartelë mbajtësit e bankës duhet të aplikojnë për kartela të reja të cilat posedojnë opsionin e “Pagesave Super të Shpejta”.

·         Ose klientët mund të aplikojnë në bankë për t’u pajisur me një kartele ngjitëse që mund të vendoset në telefonat mobil për t`i realizuar blerjet.

Nga perspektiva e bankës kjo mundësi e pagesës tregon vendosmërinë e bankës në avancimin e shërbimeve elektronike ndërsa në perspektivë të kartelë-mbajtësve në Kosovë shtimi i këtij funksionaliteti të kartelës së debitit MasterCard nënkupton shtimin e një mënyre të re dhe super te shpejt për blerjen e produkteve dhe shërbimeve në shuma të vogla.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat